SHKODER

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ndodhet në Shkodër, në mbështetje të kolegut të saj demokrat,Bardh Spahia që sot pritet të njihet me masën e sigurisë në gjykatë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Neës24, Duma tha se janë në pritje për të hyrë në sallën e gjyqit.

“Ish-deputeti u kërcënua live në televizor ‘Po ta mbajti dil’ iu tha Bardh Spahisë” u shpreh Duma ndërsa theksoi se kjo është fytyra e këtij shteti.

Ajo që duhet të jetë e qartë për sa kohë gjithçka është legjitime, bashkia administron asetet e veta nuk është protestë. Kryeministri që e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese të mbajë kosto.

Sot bashkitë janë në përgjegjësi të plotë  për të mbrojtur asetet e tyre. Shqipëria nuk është kuti kartoni dhe murin e ka shembur nga ky qytet. Protesta e djeshme një nga gjërat e mrekullueshme që ndodhi, nuk ishte pjesë e kurthit të maxhorancës. Në këtë vend bëhen ligjet dhe jo letrat.” U shpreh Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb