TIRANË- Pak ditë pas çeljes së ekspozitës me punimet e tij, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 4 tetor, Maks Velo i ftuar në emisionin “Wake up” në Top Channel ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë. Shpesh herë ai ka thënë se me artin e tij i ka shkaktuar shumë probleme familjes, ndërsa sot ka treguar edhe arsyen se përse nuk gjeti një partnere pas daljes nga burgu. “Nuk është një përgjigje e lehtë. Është delikate zgjedhja e një femre në jetë. E dashura ime e rinisë qëlloi që ishte një agjente e sigurimit, e cila shkatërroi jetën time. Por dëmtoi sistematikisht familjen time gjatë kohës kur isha në burg. Pasi dola nga burgu nuk arrita të besoj më kurrë tek një femër dhe qëndrova vetëm”, ka thënë Velo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: