KORÇË
Ish-deputeti i PD Ervin Salinaji ka komentuar nga Korça, dekretin e presidentit të Republikës për 13 tetorin si datë e re për zgjedhjet lokale.
Ai tha se data e zgjedhjeve nuk është problem por blerja e votës.
“Kërkesat tona janë të qarta. Problem për ne nuk është data e zgjedhjeve. Problem për ne është blerja e votës dhe ne kemi kërkuar largimin e Ramës dhe qeverise tranzitore. Vijojmë me takime. E sigurt është që zgjedhjet e 30 qershorit janë të PS dhe të zgjedhin kryetarët e tyre. Dekreti i presidentit është në 13 tetor. Ka një datë të re sipas Kushtetutës dhe Presidencës. Ne po kërkojmë kushte gare. Çdo gjë që thotë Rama është tentativë e dështuar”, deklaroi Salianji.
Ai bëri thirrje të mos ketë përplasje me qytetarët në interes të Ramës.