Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka shkuar sot në mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, aty ku është takuar me me trupën e prokurorëve.
Mësohet se qëllimi i kësaj vizite lidhet me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi.
Ky takim vjen një ditë pasi kreu i KLP-s Genti Ibrahimi sqaroi se faza e intervistimit dhe pikësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, do të mbyllet brenda korrikut.
Një ditë më parë, OSBE shprehu mbështetje për 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale, pavarësisht dekretit të Presidentit Meta, që caktoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale.
(BalkanWeb)