Deklaratat e forta të ditës së sotme ndaj kryeministrit Edi Rama, Kreu i shtetit Ilir Meta, u kujdes të theksonte se nuk nuk u drejtoheshin socialistëve dhe anëtarëve të Partisë Socialiste, por grupimit të ngushtë të kreut te qeverise.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit u shpreh se vlerësimi i tij për socialistët e vërtetë dhe pro europianë është i njëjtë si në kohën kur vetë Meta militonte në radhët e kësaj partie.

“Dua t’i them të gjithë socialistëve në Shqipëri e kudo ku janë se, nëse kam përmendur termin “socialistë” nuk e kam për ata si socialist, përkundrazi, sepse unë ndryshe nga Edi që ka pasur shumë pirueta, që nga partia “KISS” që bëri atëherë, edhe nga tentativat për nxjerrje jashtë ligjit të Partisë Socialiste e me radhë, unë kam qenë shumë konsekuent në linjën time.

Ata e dinë që unë kam qenë gjithmonë eurosocialist, socialist, edhe sot që jam këtu, bindjet e mia të tilla janë, pavarësisht se në detyrën time nuk ndikohem nga kjo gjë. Dhe derisa të jetoj e derisa të vdes ashtu do të mbetem, socialist dhe social, por në radhë të parë shqiptar. Kam lindur dhe do të vdes shqiptar, nuk do të vdes shqipfolës. Socialistët e vërtetë kanë bërë gjëra shumë të mira për shetin kanë bërë sakrfica shumë të mëdha. Partisë Socialiste, i dhashë vitet më të mirë në ditët më të vështira, më të zeza që nuk hynte njeri atje vetëm 70 vjeç e lart, dhe Edi, gjuante me gurë dhe donte ta nxirrte jashtë ligjit bashkë me Saliun”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb