Një mrekulli ka ndodhur në studion e “Shqiptarëve”, familjarët gjatë emisionit kanë arritur të mbledhin rreth 285 000 euro për Emron, 20 vjeçarin nga Ulqini i cili po lufton me vdekjen.
Djaloshi me sëmundje të agravuar të gjakut po pret të grumbullohet shifra prej 450.000 euro për të filluar terapinë e kushtueshme.
Ky rast për të shpëtuar një jete u trajtua në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ku të ftuar ishin të afërmit dhe motra e Emros. Ata thanë se dhimbja i kishte kapluar jo vetëm ata por mbarë Ulqinin.
“Na thanë atje që djali mund të shërohet, fati i tij që është i ri dhe mund të shërohet. Terapia e re ka të bëjë me modifikimin e qelizave të gjakut, është fjala e fundit e shkencës, kthehet në Amerikë atje e modifikojnë dhe futet në vena. Besojmë se Zoti i madh dhe kontributi i tyre do ta shërojë, Emro ka qenë në kontakt me njerëzit në Amerikë që janë shëruar” u shpreh halla në studio.
Elvis Naçi u kërkoi shqiptarëve të vijojnë të kontribojnë dhe të luten për Emron.
(BalkanWeb)