KUKES – Qindra banorë të Kukësit, ish-pronarë të tokave të përmbytura nga HEC-i i Fierzës, kanë protestuar sot në sheshin kryesor të qytetit kundër fushatës së qeverisë për ndërprerjen e dritave. Banorët kanë kërkuar nga qeveria kompensimin e pronave të përmbytura dhe ti jepet fund shtetit policor.

Sherif Kastrati, kreu i shoqatës së këtyre banorëve, në emër të tyre kërkoi që qeveria të njohë më parë dëmin që u ka shkaktuar e më pas të paguajnë energjinë elektrike.

Nga ndërtimi i HEC-it të Fierzës u përmbytën 35 fshatra dhe qyteti i vjetër i Kukësit. Që nga ajo kohë shteti ka kompensuar një pjesë shumë të vogël të këtyre familjeve nga 5500 familjet që ka gjithsej rajoni i përmbytur. Protesta u zhvillua përreth një orë në mënyrë paqësore dhe nën mbikëqyrjen e forcave të policisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: