Lionel Messi as që e mendon një skenar që e sheh atë të luajë kundër Neymar si lojtar i Real Madrid. Për këtë arsye, “Pleshti” ka vendosur të zberë vetë në fushë për të bindur sulmuesin brazilian të rikthehet në “Camp Nou”.
Janë mediat spanjolle ato që zbulojnë një telefonatë të argjentinasit në drejtim të mikut të tij, që në ditët e fundit është tunduar nga oferta e klubit madrilen. Barcelona nuk do ta lejojë diçka të tillë dhe duke qëndruar në atë që raportojnë mediat iberike, klubi katalunjas ka nisur një tjetër ofensivë për të marrë edhe një herë shërbimet e “O’Ney”.
Ndërkohë, lajme të vira vijnë edhe nga Franca. Prestigjozja “L’Equipe” bën të ditur se në derbin e fortë spanjoll mes Real Madrid dhe Barcelonës, kjo e fundit është në avantazh sa I përket tratativave. Kampionët e Spanjës janë gati të paguajnë 80 milion euro plus kartonin e Coutinho.
(balkanweb)