RUSI
Autoritetet ruse kanë hequr një bombë e pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore nga Kremlini, në zemër të Moskës, njoftoi sot media shtetërore.
Kremlini është qendra e pushtetit politik dhe rezidenca e liderit të Rusisë.
Gjatë viteve 1941-1942, në Betejën e Moskës, forcat naziste gjermane bombarduan qytetin.
Kjo betejë përfundoi me një fitore të Bashkimit Sovjetik, duke kthyer situatën në Frontin Lindor.
Bomba u zbulua thellë poshtë Kremlinit gjatë gërmimeve arkeologjike.