Mbreti i Arabisë Saudite kërkon masa të reja sigurie. Mbreti Salman ka urdhëruar që të rishikohet plani i sigurisë në pelegrinazhin e Haxhit, pasi 753 persona humbën jetën nga një ikje e rrëmujshme.
Tragjedia që shkaktoi edhe lëndim të 863 personave është incidenti më i rëndë në 25 vitet e fundit të pelegrinazhit.
Mbreti tha se është e nevojshme që të “përmirësohet niveli i organizimit dhe menaxhimit të lëvizjes së pelegrinëve”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite ka sqaruar se pelegrinët u shtypën kur dy grupe të mëdha erdhën nga drejtime të ndryshme dhe u futën në të njëjtën rrugë.
(el.sp/BalkanWeb)