U luajtën ditën e enjte disa nga sfidat e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.
Spanja fitoi në transfertë përballë Rumanisë, me shifrat 1-2. Iberikët zhbllokuan shifrat me Ramosin me penallti në minutën e 29-të, ndërsa në të 47-tën, ishte Alkaser i Dortmundit që shënoi të dytin.
Rumundët ngushtuan shifrat në të 59-tën me Andon, ndërsa spanjollët mbetën me 10 lojtarë, kur 10 minuta nga fundi Jorente u ndëshkua me karton të kuq.
Zvicra u ndal në një barazim 1-1 përballë Irlandës, ndëras Danimarka e Suedia fituan me goleada përballë Gjibraltarit dhe Ishujve Faroe. Më poshtë, rezultatet e plota.