TIRANE
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Përmes një postim në Twitter, Balla ka shprehur mirënjohjen e tij për gatishmërinë dhe mendimin e Komisionit të Venecias lidhur me rastin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës nga ana e Presidentit Meta.
“Mirënjohës Komisionit të Venecias për gatishmërinë e tyre për të dhënë mendim në Parlamentin shqiptar. Një procedurë e fajësimit të Presidentit po ecën përpara në një rast të shkeljes së rëndë dhe arbitrare të Kushtetutës. https://twitter.com/venicecomm/status/1154734838194298882” -shkruan Balla në twitter.
Grateful @VeniceComm for their readiness to provide its opinion to the Albanian Parliament. An impeachment procedure of the President is going ahead on a case of gross and arbitrary violation of the Constitution. https://t.co/mJC0UthKCp pic.twitter.com/0jwlfud74J
— Taulant Balla (@taulantballa) September 10, 2019
(BalkanWeb)