TIRANE-Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka nisur ditën e punës duke pirë kafe me pensionistë dhe veteranë.

Ai ka zgjedhur diçka origjinale për këtë ditë, duke pritur fillimisht në zyrën e tij një grup përfaqësuesish të pensionistëve dhe të shoqatave të veteranëve, e më pas konsumoi një kafe në ambientet prapa bashkisë.

Ditën e sotme, Bashkia e Tiranës ka siguruar transport falas per të gjithe personat qe kane mbushur moshën e pensionit, ne linjat publike të Tiranës qytet.

Ndërkaq, shumë lokale në kryeqytet i janë përgjigjur apelit të bashkisë duke ofruar kafe falas për të moshuarit gjatë orëve të para të mëngjesit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: