Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar ekipin skocez Celtic për fitoren në “League Cup” me rezultatin 5-0 me ekipin e Patrik Thistël me një mesazh në”Twitter”. Meta, tashmë i deklaruar tifoz i Celtic që me sa duket e ka ndjekur me vëmendje ndeshjen e djeshme, i pyet nëse kanë luajtur tenis apo futboll.

“5-0. Hej djema, a keni luajtur futboll apo tenis? Ju thuajse rrëzuat portën e kundërshtarit. Jeni të mrekullueshëm. Fat të mirë në gjysmëfinale. Once you’re Celt you’re always a Celt”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë një vizite në Sarajevë në verë, ku Celtic luante me ekipin boshnjak, tifozët i kanë bërë një surprizë presidentit që i ka mbetur në mendje, çka bëri që aitë deklarohej tifoz i tyre. Mbështetja e Metës për Celtic u bë lajm edhe në mediat botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb