Aktori Neritan Liçaj, në fjalën e tij në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita përpara Bashkisë së Tiranës tha se populli shqiptar duhet të reagojë për aferat korruptive.

Liçaj theksoi se shqiptarët nuk kanë pse të mbajnë në pushtet horra dhe banditë. Ai tha se nëse shqiptarët nuk reagojnë, rrezikojnë të zhduken si komb.

Neritan Liçaj: Mos mbani në pushtet horra dhe banditë. Vënë shqiptarin kundër shqiptarit. Këta e kanë shumë të shkurtër dhe këtë e dinë të gjithë.

Kështu nuk mund të vazhdojmë më. Jemi në prag të shfarosjes si komb, nëse nuk reagojmë tani.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: