HUNGARI- Udhëheqësi populist hungarez, Viktor Orban ka mbajtur një linjë të hekurt në lidhje me çështjen e migrantëve duke e cilësuar si një vendim të padrejtë që disa vende si SHBA-ja dhe vendet e pasura arabe nuk kanë pranuar një kontigjent më të shtuar refugjatësh duke ia lënë këtë barrë Evropës.

“Është e padrejtë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pranojnë veçse një kontigjent prej 10 deri në 15 mijë refugjatësh, siç është e papranueshme që Izraeli nuk ka pranuar asnjë refugjat, i njëjtë dhe rasti i Australisë, ndërsa vendet e pasura arabe po vonojnë në dhënien e përgjigjeve zyrtare për këtë çështje duke bërë që mbarë bota t’i kthejë sytë drejt Evropës”, deklaroi Orban në radion ”Kossuth”.

“Hungaria nuk mund të besojë se pa prezencën e SHBA-së, Rusisë, Kinës dhe të vendeve të pasura arabe, pjesa më e vogël e propozimeve të zgjidhjes së krizës së migrantëve të mund të jetë e zbatueshme”, theksoi ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: