Edhe pse nuk llogaritej nga Zinedine Zidan gajtë gjithë verës, Gareth Bejl jo vetëm që ka fituar vendin e titullarit te Reali, por është kthyer dhe në protagonist.
Në ndeshjen e sotme që madrilenët kanë fituar ndaj Granadës me rezultatin 4-2, uellsiani ka dhuruar një asist magjik në golin e parë që ka shënuar Benzema.
Bejl ka bërë disa metra me topin në këmbë, dhe ka krosuar me të jashtmen. Benzema nuk fali dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi.//PanoramaSport