TIRANË

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë djegur 2 automjete në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë. “BalkanWeb” mëson se një prej mjeteve të djegura është në pronësi të Loren Lico me profesion avokat, por që e kishte në përdorim nëna e tij, Arjana me profesion gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se mjetet tip “Volksvagen Golf 6” dhe “Volksvagen Pasat” kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull me kostum sportiv të bardhë me kapuç, i cili afrohet  mjetit golf 6 në pronësi të Licos dhe pasi e spërkat i vë zjarrin dhe largohet me vrap.

Mjetet janë djegur pjesërisht me dëme të lehta, pasi flakët u fikën menjëherë nga kalimtarët te cilët ndërhynë sapo panë flakët. Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shishe plastike gjysmë e djegur, të cilën përdori autori për të spërkatur makinat.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: