Kur duhen dhe pak orë nga sfida Moldavi-Shqipëri, zbulohen dhe detajet e para të formacionit titullar me të cilin kuqezinjtë do të kërkojnë tre pikët në “Zimbru Stadium” të Kishinaut. Sipas asaj që publikon “Panorama Sport”, do të jetë Lorenc Trashi befasia e re e ekipit Kombëtar. Gramshaku, kampion me Partizanin, ndiqet me interes nga Edi Reja dhe, në takimin e fundit në “Selman Stërmasi”, shënoi golin e barazimit kundër Teutës pikërisht nën sytë e trajnerit kuqezi.
Trashi ka marrë vendin e Lenjanit dhe Reja shpreson që lojtari i 16 herë kampionëve të ketë të njëjtin ritëm në krahun e majtë siç ka me të kuqtë e kryeqytetit. Sa u takon emrave të tjerë, është ende herët pas më parë duhet kuptuar skema me të cilën Reja do të luajë, prej nga varen dhe shumë elementë.
(Balkanweb)