Në funeralin e Shay Bradley, një veteran i Forcave të Mbrojtes irlandeze, dikush ka gjetur mënyrën për të bërë të qeshin të pranishmit në ceremoninë mortore.
Teksa arkivoli i tij po futej në gropë, nga një regjistrator është dëgjuar zëri I të vdekurit: ’Përshëndetje jam Shay.
Më leni të dal ju lutem. Këtu brenda është shumë errësirë’. Vajza e Shay, Andrea shpjegon që mesazhi është regjistruar përpara se Shay të vdiste.
’Sigurisht babait tim do I pëlqente të dinte se sa persona ka frikësuar dhe ka bërë të qeshin’, ka shkruar në Twitter, Andrea, bashkangjitur videon. ‘Ai ishte një person i jashtëzakonshëm’.