Nga Zonja Katerina
Përbërësit
400 gr miell, ½ filxhan çaji sheqer, 200 gr gjalpë, 1 kokërr vezë, 1 bustinë vanilje, 1 ½ lç pluhur pjekës.
Përgatitja
Në një enë hedhim gjalpin e temperaturës së ambjentit. Shtojmë 1 kokërr vezë, sheqerin, pluhurin pjekës, vaniljen dhe miellin. E përziejmë mirë sa të bëhet një brumë homogjen për biskotat. E mbështjellim brumin me një qese kuzhine dhe e vendosim në frigorifer për 15-20 minuta.
Më pas nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe e presim në copëza të cilat i punojmë me duar duke realizuar toptha të vegjël të cilat i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. Në çdo biskotë bëjmë nga një vrimë në mes ku vendosim nga pak marmalatë. Nëse marmalata është shumë e trashë e hollojmë me pak ujë. I vendosim biskotat në furrë të paragrohur të piqen në temperaturën 200 gradë Celsius për 12-15 minuta.