Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm, në orën 03:54, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton nga Thumana se ekipet e shpëtimit sapo kanë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e viktimave në 20.

Gazetari Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” edhe pamjet e para, që tregojnë momentin e nxjerrjes së trupave të pajetë nga rrënojat, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, përkatësisht nënë e bir.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb