Asnjë suprizë në çerekfinalet e Kupës së Ligës në Angli, që në raundin tjetër të turneut do të jetojë derbin e Manchester, mes rivalëve historik të United dhe City që siguruan kualifikimin pas fitoreve në sfidat e tyre. Gjithçka e lehtë për skuadrën e Pep Guardiolës që në transfertë mundi 3-1 Oxford United.
Cancelo vendosi pjesën e parë me golin e tij në minutën e 22-të. Vendasit barazuan përkohësisht shifrat pas pushimit, por ëndrrat e tyre zgjatën pak. Sterling mori rolin e protagonistit dhe me dy gola personalë vulosi fitoren dhe kualfikimin e “Qytetarëve”, që në gjysmëfinale gjejnë Manchester United. “Djajtë e Kuq” fituan sfidën e tyre në shtëpi 3-0 kundëe Colchester.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, të besuarit e Ole Gunnar Solskajer vranë garën me tre gola të shpejtë me rikthimin në fushë. Rashford, më pas një autogol i Jackson dhe në fund Martial arshivuan suksesin e Manchester United që vazhdon serinë pozitive edhe në Kupën e Ligës.
Një kualfikim dramatik dhe të vendosur pas goditjeve të 11-metërshave jetoi Leicester. Në transfertë, “Dhelprat” kaluan Everton pas një ndeshje të mbyllur në barazim 2-2 në kohën e rregullt.
(balkanweb)