TIRANE
I dashuri turk i këngëtares së njohur, Genta Ismajli, nuk di të ndalet me surprizat që i bën asaj. Pak ditë më parë ai i dhuroi një makinë luksoze të tipit “Range Rover”, ndërsa sot e mbushi plot me çanta të markës së njohur “Louis Vuitton”.
“Dashuria ime, je i mrekullueshëm. Për të gjithë dhuratat për Krishtlindje. Gëzuar pushimet të gjithëve”, shkruan Genta në foton ku shfaqet duke hapur dhuratat.
Këngëtarja ka shkruar se ndihet e llastuar dhe me të drejtë, pasi partneri i saj duket mjaft i dhënë pas Gentës. Kujtojmë se vetëm dje Genta publikoi foton e parë me të, edhe pse përfliteshin prej kohës për një lidhje dashurie.
(BalkanWeb)