Iu premtua transferimi tek Olimpiakosi nëse pranonte të luante për Greqinë dhe Fiorin Durmishaj tha “po”, duke hedhur poshtë të shkuarën e tij kuqezi dhe vendin e titullarit që kishte tek ekipi Shpresa.
Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç e kishte parashikuar vlonjati, i cili po e sheh veten të huazohet nga Olimpiakosi dhe pa gjetur qetësi. Pas një aventure të dështuar 6 mujore në Belgjikë, ai është rikthyer në Greqi por tek Arisi.
Duket se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për të.
(Balkanweb)