Sadio Mané ka fituar “Topin e Artë Afrikan” për vitin 2019. Sulmuesi senegalez i Liverpool mori trofeun si lojtari më i mirë në kontinetin e tij, duke mundur rivalitetin e shokut të skuadrës Mohamed Salah dhe futbollistin e Manchester City, Riyad Mahrez.
Në ceremoninë e organizuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit, Mané kurorëzoi një vit fantastik. Me Liverpool, ai fitoi trofeun e Champions League, Superkupën e Europës si dhe Botërorin për Klube. Po ashtu, sulmuesi hyn në histori si futbollisti I dytë senegalez që fiton “Topin e Artë Afrikan”. Më parë këtë çmim e kishte marrë për dy vite radhazi, në 2001 dhe 2002, El Hadji Diouf.
Me triumfin e shokut të tij në sulmin e Liverpool, Mohamed Salah i iku nga duart mundësia për të barazuar rekordin e tre trofeve radhazi. Këtë arritje e kanë regjistruar më parë vetëm dy futbollistë afrikanë Samuel Eto’o dhe Yaya Touré.
(balkanweb)