Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për reformën zgjedhore tha se kjo reformë është e nevojshme, me qëllim që vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Dhurata Çupi premtoi se kryeministri Edi Rama e kreu demokrat Lulzim Basha nuk do të ulen kurrë në tavolinë, pa pasur më parë vendi zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nuk ka ulje të Ramës dhe Bashës në tavolinë pa zgjedhje të ndershme. Ulja e fundit më 2017 mes tyre ishte abuzive nga ana e Edi Ramës. PD nuk bën pazare. Ne duam zgjedhje të lira të mbrojtura nga korrupsioni e mashtrimi, sic e tha ambasada amerikane”, tha Çupi.

Më tej, Dhurata Cupi theksoi se zgjedhjet e fundit, duke filluar nga viti 2015 e më tej, kur në qeveri ka qenë Edi Rama kanë qenë skandaloze, në raport me standardet që kërkon BE-ja.

“Në zgjedhjet e fundit, sidomos në vitet 2015 e më tej, ishte e domosdoshme që të ketë reformë zgjedhore. Zgjedhjet ee fundit treguan se nuk mund të kishte zgjedhje me këto kushte, sepse raportet e OSBE ishin të nxira. Propozimi i opozitës do të detyrohen t miratojnë në parlament”, nënvizoi Cupi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb