Me rastin e festimeve 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të shumta. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të mbledhë bashkë emrat më të njohur të muzikës.

Është vetë kryebashkiaku Veliaj i cili ka zbuluar një pjesë të surprizës që i pret qytetarët. “Tirana100 feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve. Të martën e 11 shkurtit, në sheshin “Nënë Tereza”, ora 19.00, kryefjala është muzika popullore qytetare.

  • foto galeri

Banda e qytetit, Ansambli “Tirana” & emrat më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme. Artjola Toska , Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha, Valbona Mema”, shkruan Veliaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb