Analisti Arjan Vasjari tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se paketa “Anti-KÇK”, e miratuar nga qeveria dhe që ka nisur sot punën për goditjen e krimit të organizuar, ka probleme kushtetuese dhe probleme me Konventën Evropiane.

Sipas Vasjarit, e vetmja gjë pozitive e kësaj pakete është qëllimi i saj, ndërsa shtoi se ky ligj është një rikthim te varianti i parë i SPAK.

“Nuk jam i gatshëm t’i bëj kritikën ligjit. Megjithatë, më së shumti kam shumë paqartësi, nga pikëpamja kushtetuese ligji ka goxha probleme, ka probleme edhe me Konventën Evropiane, madje kërcënohet nga Neni 13, e drejta e ankimit efektiv. Në këtë pikëpamje, ligji ka probleme, por nuk do i bëj kritikë. E vetmja gjë pozitive e këtij ligji është qëllimi i tij, nuk do ngrejë pikëpyetje mbi këtë.

Rama nuk bëri atë që parashikoi me prokurorët e gjykatësit, sepse atëherë do të ishte shumë problematike. Ai është një ligj, por fryma e tij është qartësisht policore. Kam përshtypjen që ky ligj është rikthim te varianti i parë i SPAK, pa shkuar në Venecia, që u kontestua dhe Venecia e hoqi SPAK-un nga varësia e Ministrisë së Brendshme. Operacioni “Forca e Ligjit” i ngjason atij versioni”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb