Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë një thirrje kreut të ri të qeverisë, Albin Kurti që të mos heqë taksën për mallrat e Serbisë.

Në një intervistë për televizionin publik, Haradinaj ka thënë se heqja e masës do të ishte shumë gabim dhe do ta dëmtonte Kosovën.

“Albini ka dhënë ofertën që ta heq taksën. Po më dhimbset ku që të hyjë. Do i bëj një thirrje, që mos ta heq taksën. Unë nuk është se pajtohem me Albinin, kam qëndrimet e mia për të, po edhe ai ka një sakrificë si gjithë Kosova. Edhe ai ka bërë burg, ka vajtur. Në emër të asaj sakrifice, i bëj thirrje mos ta heq taksën se ke për të mbetur ‘lakuriq’. Përshtypja më bën mua që Kurti iu ka thënë amerikanëve që “e heq taksën veç që të amortizoni Ramushin””, -ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur se reciprocitetin ia kishte ofruar Serbia. “Reciprocitetin ma ka ofruar Serbia menjëherë. Është propozim i Kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë. E kam pasur në tavolinë”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb