Nga: ZONJA KATERINA
1 pako jufka
2 lgj gjalpë dhie
Djath të bardhë
4 vezë
Fillimisht vendosim jufkat të ziejnë në ujë të bollshëm me pak kripë. Tresim gjalpin në një tigan të madh dhe shtojmë jufkat e kulluara, i trazojmë të aromatizohen me gjalpin dhe thërrmojmë mbi jufkat djathin e bardhë. I trazojmë jufkat për 1-2 minuta dhe i servirim spërkatur me piper të zi dhe me një vezë të skuqur sy pak surbull.
(Vila24/BalkanWeb)