Masat e qeverisë kundër Coronavirus prekin edhe sportin. Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e çdo aktiviteti sportiv. Ky vendim prek edhe futbollin. Duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme janë në program dy sfidat për javën e 26-të të Superligës.
Për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këto ndeshje, apo edhe ato të javëve në vijim. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur për “Balkanweb” se nuk ka asnjë vendim për ndërprerjen e kampionatit, ndërsa opsioni që merr më shumë kuota, duke parë edhe linjën e ndjekur nga shumë vende të Europës është ai i zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë.
(balkanweb)