Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pranoi sot ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo por mes tyre nuk pati shtrëngim duarsh, e arsyeja sigurisht është koronavirusi.

Erdoğan e priti Robon në Kompleksin Presidencial, ku pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar. Pasi Robo njoftoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdoğan, më pas kaluan në fotografim, shkruan AA.

Ndërkohë, pasi Robo zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdoğan e tërhoqi menjëherë dhe i tha “Korona”. Përshëndetja e tij ishte duke vendosur dorën në gjoks. Shihni momentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb