Volfsburgu është gati të ndalojë lojtarëve të tij që të grumbullohen me Kombëtaret respektive për sfidat e marsit dhe shkak për këtë është koronavirusi. “Gjendja ime shpirtërore për momentin më thotë që të mos i lë lojtarët të largohen. Do ta ndaloj këtë gjë”, ka thënë numri një i klubit gjerman, Jorg Shmadtke, duke ngritur një problem që mund të kthehet në një çështje të madhe për sfidat e play-offit të vlefshme për Euro 2020.

Të njëjtën gjë po mendon të bëjë dhe Ajntraht Frankfurti, që po ashtu si Volfsburgu, ka 10 lojtarë të cilët grumbullohen rregullisht me përfaqësueset e vendeve të tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb