Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga vizita në Shkodër, ku përveç inspektimeve ka shijuar dhe bukuritë e këtij vendi.

Në pamje, Rama shfaqet bashkë me dy ministre, Elisa Spiropalin dhe Mirela Kumbaron.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë… Altro…
MIRËMËNGJES 😊
dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që s’bëhen dot vetëm, ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë”, shkruan Rama në ‘Facebook’. Në një moment në video shfaqet ministrja Spiropali si kurrë më parë, mjaft sportive, duke shijuar Thetin me një xhiro me zip line.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: