BEOGRAD – Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka publikuar pamjet e aksionit të policisë për arrestimin e disa shpërndarësve të drogës, për të cilët ministri Nebojsha Stefanoviç, tha se janë më të mëdhenjtë në Serbi.
Ministri Stefanoviç ka thënë se në aksionin ku është arrestuar edhe bosi i drogës nga Novi Pazari, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë.
Më herët, mediat serbe bënë të ditur se njëri nga të arrestuarit dyshohet edhe për pjesëmarrje në konfliktin në Kumanovë, më 8 maj të këtij viti.
(er.nu/BalkanWeb)