Kryetarja e grupit parlamentar demokrat në Shqipëri Rudina Hajdari ka përgëzuar Vjosa Osmanin për qëndrimin e saj kundër partisë LDK për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Sipas Hajdarit Osmani mbajti qëndrim kurajos dhe akuzon LDK dhe partitë që votuan për rrëzimin e qeverisë në një situatë tepër kritike si ajo me koronavirusin duke i quajtuar ‘tradicionalistë’ apo ‘luajalistë’ që nuk duan përparimin e vendit por xhepat e postet e tyre.
STATUSI I RUDINA HAJDARIT
Përgëzova sot zj. Vjosa Osmani për qëndrimin e saj tepër kurajoz. Sa herë dalin në skenë demek “tradicionalistat” e institucioneve apo “luajalistët” e partive këtej nga fshatet tona të kalbura nga korrupsioni, shfaqet fytyra e vërtetë e atyre që nuk e duan përparimin e vendit, por vetëm xhepat e postet e tyre.
(BalkanWeb)