Qeveria gjermane do të vazhdojë masat për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në vend dhe këto masa nuk do të hiqen para datës 20 prill.

“Nuk po flasim për ndonjë lehtësim deri në 20 prill. Deri atëherë, të gjitha masat do të mbeten në fuqi”, deklaroi Helge Braun, kreu i zyrës së kancelares gjermane.

Të moshuarit do të duhet t’i përmbahen kufizimeve të lëvizjes dhe kontaktit me qytetarët e tjerë më gjatë se të rinjtë.

“Pa marrë parasysh së çfarë vendosim, të gjitha modelet kanë një gjë të përbashkët, që të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët duhet të mbrohen në mënyrë efektive kundër infeksionit derisa të vihet në dispozicion një vaksinë”, shtoi Braun

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb