Teherani njoftoi sot se koronavirusi i ri ka prekur tashmë më shumë se 40 000 persona, prej të cilëve 2 757 kanë humbur jetën.

Republika Islamike bën pjesë në vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit të ri.

Ajo njoftoi më 19 shkurt rastin e pare të kontaminuar me COVID-19, por një zyrtar I lartë pranoi se virusi kishte qenë i pranishëm që në muajin janar.

COVID-19 ka shkaktuar 117 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit”, deklaroi Kianouche Jahanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në një konference shtypi.

Në të njëjtën kohë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 3 186 raste të reja të prekur me Covid-19 duke e çuar në 41 495 numrin e rasteve zyrtare të konfirmuara në Iran.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: