Armina Mevlani, nuk dëshiron të merret me të shkuarën e të dashurit të saj Shkëlzen Berisha, ashtu siç të njëjtën gjë kërkon për të, të qëndrojë larg nga e kaluara e ishmiss Albania. Në njè intervistë për emisionin “Prive” ajo flet për lidhjen e saj me Shkelzen Berishën, se sa i penguan postimet e ishgruas së tij në lidhje me të shkuarën e tij.
Fotot e publikuara pak ditë më parë në facebook nga ish partnerja e Shkëlzen Berishës, ku ajo shfaqej dorë për dorë me djalin e is hkryeministrit, duket se nuk ia kanë prishur terezinë bukuroshes së
ekranit.
“Nuk kam arsye pse t’i pres keq ose mirë lajmet, sepse lajmet janë lajme, ndërkohë që jeta ime është jeta ime dhe unë nuk kam pse merrem përshembull me të shkuarën e personit me të cilin unë jam,
ashtu siç ai nuk do donte të merrej me të shkuarën time. Ne tani merremi vetëm me të ardhmen tonë, e rëndësishmja e një çifti është e ardhmja”, reagoi Armina.
(ma.ar/BalkanWeb)