Rihanna bëri histori duke u bërë gruaja e parë që shfaqet në kopertinën e British Vogue e veshur me një durag si simbol të fuqisë së njerëzve me ngjyrë.
Shën.red. Durag, do-rag ose du-rag është një shall që vendoset në kokë, kryesisht për të mbajtur më mirë gërshetat. Duragët u përdorën fillimisht nga gratë e varfëra punëtore dhe skllave të shekullit XIX.
“A e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të shihja një durag në kopertinën e Vogue?” shkroi në Instagram redaktori i British Vogue, Edward Enninful. Në postim ai zbuloi se ishte ideja e Rihanna-s që të shfaqej me durag, i cili u krijua nga kapelebërësi i njohur, Stephen Jones.
Nuk është hera e parë që Rihanna shfaqet me durag. Në çmimet Council of Fashion Designers of America në 2014 u shfaq me një durag të mbuluar me kristale.