Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka publikuar pamje nga Peshkopia ku pensionistët shfaqen në radhë për të tërhequr pensionin.

Gjunkshi thotë se prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet duke rrezikuar veten jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga gjobat.

POSTIMI I GJUNKSHIT
Pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare !
?Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi, qytetarët e Dibrës patën mangët edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit .
?Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e cocid19.
⭕Të pamundur presin qeverinë…qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara;
➖Qytetarëve të pa punë
➖Të punësuarve në biznesin e vogël
➖Bujqve dhe fermerëve
➖Përpara të sëmurëve invalidë
➖Përpara pensionistëve
?Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet…
?Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga gjobat.
?Janë të detyruar të dalin vetë pasi, posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekran.

Gjunkshi Fb
Gjunkshi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb