Gazetari Erjon Skëndaj zbardhi detaje të reja nga Spitali Infektiv i QSUT, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus.

Në një lidhje live për “News24” nga Infektivi, gazetari Skëndaj deklaroi se një trup i pajetë sapo është transportuar nga ky spital drejt morgut.

Sipas gazetarit, personi që ka ndërruar jetë është një 90-vjear i prekur me koronavirus, ndërsa lajmi nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.

I vendosur para spitalit, gazetari Skëndaj deklaroi se ka rreth 20 minuta që trupi i pajetë është transportuar drejt morgut.

Deri më tani, në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga koronavirusi dhe 377 të infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb