TIRANE
Artisti i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon. Këngëtari ka treguar se si kanë shkuar këto ditë për të mes nipërve e mbesave.
Sabriu pohoi se karantina e ndau nga njeriu i tij më i dashur, bashkëshortja Nera Fejzullahu e cila momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtari u shpreh se kjo gjë e ka mërzitur jashtë mase shumë dhe se mezi po pret që të bashkohet me më të shtrenjtën e tij, siç e quan ai. Fejzullahu i tha publikisht Nerës se ajo është vetëm për të e do jetë me të gjithë jetën.
Sabriu Fejzullahu dhuroi mjaft pozitivitet dhe nuk hezitoi t’i përshëndesë ndjekësit edhe me këngën ‘Pranvera në Prishtinë’