Bundesliga përgatitet të rikthehet në fushën e lojës sa më parë të jetë e mundur. Një opsion është fillimi i majit. Për këtë arsye, të gjitha skuadrat kanë nisur stërvitjen duke respektuar masat e sigurisë. Mes tyre edhe Schalke 04, që gjithashtu ka ndërmarrë edhe një inisiativë krejt origjinale për të mbrojtur futbollistët e saj.
Për të evituar çdo kontakt me persona të infektuar, të gjithë lojtarët mund të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në stërvitje. Për të tjerat mendon klubi, që ka marrë përsipër të bëjë pazarin për familjet e tyre. Kështu, secili futbollist duhet të darëzojë listën me gjërat që shtëpia e tij ka nevojë dhe ato do t’i blejë klubi. Po ashtu, Schalke ka vënë në dispozicion edhe kuzhinierin e klubit për të gatuar pjatat që kërkojnë lojtarët.
(balkanweb)