Nga Prof. Dr. Arben Malaj/ Post Dr. Klodjan Muca

Pandemia Covid-19 përfaqëson në krizë të përmasave globale e cila po  ushqehet nga pasiguritë e shkaqeve të përhapjes dhe nga pasiguritë se : (i) sa shumë viktima do të sjellë, (ii) sa shumë do i kushtoj sistemit shendetësorë; dhe (iii)  sa rëndë do tju kushtojë, individëve, familjeve, biznesve dhe buxhetit te shtetit. Ditët e fundit me rënien e kurbës së shfaqjeve të rasteve të reja dhe rënien e numrit të vdekje, në horizont shfaqet shpresa që  qeveritë të mendojnë për hapjen dhe ringritjen e  ekonomisë.

Pa qartësitë për burimin e virusit, koha e gjatë e gjetjes dhe përdorimit të vaksinës I kanë penguar ekonomistët të parashikojnë  qartë llojet, përmasat dhe kohëzgjatjen e paketave anti covid-19.   FMN sapo ka publikuar rivlerësimet për rritjen ekonomike 2019-2021, ku për vitin 2020 konstatohet një rënie konsiderueshme. Ekonomia globale do të ketë një rritje – 3%. , vendet evropiane në zhvilllim ku përfshihet edhe Shqipëria  do të ketë një rritje – 5.2% dhe vendet e zhvilluara  në – 6.1%

Kostot sociale dhe financiare të kësaj  pandemie globale do ti paguajnë/ndajnë  midis tyre  të tre grupe. Sfida është sa efikase do të jenë paketat ndërhyrëse. Idea se mjafton të hidhen sa më shumë para përfshijë edhe “helikopter money”, nuk gjen konsensus  midis studiuesve të financave publike.  Shuma e paketave anti Covic -19 është rreth 8 trilion dollarë që korrespondon me 9.5  përqind të PBB-së botërore. Ne itali si vendi më i prekur parashikohet një rritje  e rëndë e borxhit publik  me rreth 20% nga 135% përpara krizës në rreth 155 %  në 2020.

Strukturimi dhe madhësia e paketave anti covid-19 do të jetë një moment i rëndësishëm për : (i)  për të varfërit e të papunë; (ii)  për biznesi nga ai individual deri tek ai më I madh dhe (iii)  për buxhetin e shtetit.

Grupi parë -shtresat në nevojë- përfaqëson të varfërit, të pa punët do të paguajnë kosto deri edhe për mbijetesë. Nga cdo krizë cdo vend del më I varfër dhe me borxhe më të mëdha. Në rastin e Greqisë gjatë krizës globale 2008  borxhi publik arriti në  180 % e GDP-së. Të njëjtat pasoja negative pësuan Spanja, Portugalia dhe Italia. Në kulmin e krizës globale 2008, papunësia e përgjithshme në këto vende arriti mbi 25 %, ndërsa papunësia për të rinjte u rrit në dyfish, deri në 50%. Aktualisht vlerësimet e ILO tregojnë një rritje të papunësisë globale midis 5.3 milion (skenari “i ulët”) dhe 24.7 milion skenari “i lartë”. Gjatë krizës  financiare 2008- papunësia globale u rrit me 22 milion.

Rrita e papunësisë do te rrit ndjeshem edhe varfërinë . ILO parashikon se  të papunët do të humbasin të ardhura midis 860 miliardë dollarë dhe 3.4 trilion dollarë deri në fund të vitit 2020. Kjo munge te ardhurave do të përkthehet në rënie të konsumit të mallrave dhe shërbimeve duke vështirësuar ringritjen e bizneseve dhe ekonominë.

Grupi I dytë- biznesi-  do të pagoi një pjesë të krizës së pandemisë. Ata janë të detyruar të reduktojnë ose ndërpresin aktivitetin e tyre ekonomik. Individët dhe bizneset familjare mund të gjallerohen më shpejtë, biznesi i vogël dhe I mesëm  në varësi nga kohë-zgjatja e mbylljes së aktiviteti ekonomik do të ndodhen përballë mbijetesës, ringritjes graduale apo ristrukturimin e tyre. Bizneset e mëdha do të përballen me krizë të likujditeteve dhe burime financimi për ringritjen dhe ristrkturimin e modelit të biznesit. Gjatë kësaj periudhe do të ndodhin edhe falimentime.

Pandemia shkaktoi këputjen e shume hallakave të zinxhirit të furnizimeve dhe shitjeve midis disa qindra milion bizneseve. Ekziston rreziku, që pasojat e zixhirëve të  këputur kanë ndërgjegjësuar bizneset për ta strukturuar modelin e zhvillimit të biznesit të tyre si për nga shkalla e aplikimit të platformave online dhe teknologjive të larta, por edhe nëpërmjet strukturimit të marredhënieve me punonjësit . Edhe qeveritë duhet të ristrukturojnë zinxhirët e furnizmit duke i dhënë një vëmendje mbështetëse bizneseve vendase.

Pra për bizneset edhe hapja e menjehershme e ekonomisë nuk mund të ndihmoj ringritjen e shpejtë të ekonomisë.  Pavarësisht parashikimve të FMN-së  për rënien e madhe të rritjes ekonomike në 2020 dhe ringritjen e shpejtë të ekonomive në vitin 2021. Ekonomia nuk do të veproj thjeshtë sipas disa stimulimeve macro-ekonomik të rritjes ekonomike, pasi pritshmëritë e individëve dhe bizneseve që kanë impakt të ndjeshëm por që aktualisht rezultojnë të ulta mbeten një variabël  jo lehtësisht I matshëm.

Një pjesë të kostove të pandemive do të paguaj edhe shtetit por që në thelb është një barrë e rritur ndaj tatimpaguesve që do ti shlyejnë këto borxhe. Rënia e rritjes ekonomike , rritja e deficitit buxhetor dhe borxheve (individuale, të biznesit dhe të buxhetit) do të -përkeqësojnë stabilitetin e financave. Pas vitit 2020 paketat antikrizë do të bëhen të domosdoshme por edhe të imponueshme.

Ky risku kërkon që presionet për paketa sa më të mëdha mbeshtetëse kanë kuptim kur kanalet e përcjelljes së politikave monetare dhe politikave fiskale që duhet të mbrijnë deri tek përfituesi I fundit duhet të jenë sa me transparente, sa më profesionale dhe sa më efektive, kjo lehtëson kostot sociale dhe financiare të hapjes dhe ringritjes së ekonomisë.

Politikat monetare të Bankes së Shqipërisë  perputhen me ato të bankave qendore dhe janë të kordinuara me FMN-në. Ulja e kostos së parasë duhet të realizoj objektivin e saj kryesore, ndaljen e thellimit të krizës dhe  lehtësimin e ringritjes së ekonomisë shqiptare. Ulja e kostos së parasë dhe cdo instrument tjetër i politikave monetare jo të zakonshme duhet të mos pengohen për të vepruar shpejtë dhe në mënyre efektive. Ulja e kostos së parase ka lehtësuar koston e borxhit, këtë ulje të deficitit për shkak të uljes së kostos së borxhit, qeveria duhet ta përdorë  për të  financuar kostot shtesë të covid-19.

Ndërsa mekanizmat e tjerë si garancia sovrane  duhet të bashkëveprojnë me polika dhe instrumente e tjerë të politikave  monetare e fiskale.

Lidhur me politikat fiskale – vendi rrezikohet të shënoj deficite të larta dhe një rritje të ndjeshme të  borxhit publik. Edhe pse kosto e parasë si brenda dhe jashtë vendit është e ulët, kjo nuk përligj asnë qëndrim pro paketave sa më të mëdha nqs nuk rezultojne efektive. Interesat e borxheve që merren gjatë kësaj periudhe janë kryesisht luhatëse. Nqs ndodh  kompanite e ratingut bejne “doëngrade“ kjo sjell rritje të kostove të borxhit. Prandaj duhet të përcaktojmë primare transparecën dhe eficencën e paketave të mëparshme përpara se të deklarohen  paketa të tjera.  Edhe krahasimi I shkallës së ndëryrjeve buxhetore me vende të ndryshme ka pika të dobta krahasimi sidomos  në shkallën e produktivitetit  dhe  nivelit të deficiteve dhe borxheve publike përpara covid-19.

Mbështetja nuk është një shifer fiks e asistencës sociale, por edhe një shkallëzim i ndihmës sipas numrit të pjesëtarëve të familjeve. Fondet grant që vijnë nga BE apo donatorë të tjerë  duhet të kenë në fokus kryesorë mbrojtjen sociale së dyti  grantet të përdoren së shkëndija e rindezjes së bizneseve individuale, familjare dhe të micro- ndërmarrjeve perfshirë edhe zonat rurale. Biznesi I mesëm dhe biznesi I lartë duhen mbështetur me rialokim të pagimit të detyrimeve, kredi me kosto të buta dhe skema mbështetëse nga garancia sovrane. Njëkohsishtë duhet përdorur me efikasitet mbështetja për biznesin nëpermjet politikave dhe fondeve të ndihmës shtetërore. Pritshmëritë optimiste I ushqen edhe kohezioni social I paketave anti covid.

Qeveria duhet ta përmirësojë transparenën publike të hartimit dhe miratimit të paketave sociale dhe mbeshtetëse për biznesin. Konsultimi dhe  analiza e kujdesshme e cdo propozimi prej grupeve të interest.  Analiza, vlerësimi dhe përfshirja e propozimeve të opozitës përmirësojnë pritshmëritëe e individëve dhe biznesit për daljen nga kriza dhe ringritjen e tyre. Përmirësimi pritshmërive optimiste ka një efekt pozitivë në ekonomi shumë më të madh se qindra milion dollarë apo euro të injektuara në ekonomi.

Hapja e ekonomisë edhe në mënyrë graduale është fillimi I fundit të efekteve negative të covid-19, ndërsa ringritja e ekonomisë të jetë fillimi I fundit të keq qeversjeve, sepse aty  gjenden rrënjët  përse disa vende preken më pak dhe ringrihen menjëherë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb