Pas vendimit të ministrisë së Arsimit për arsimin universitar, ku mësimi do të nisë me faza, në varësi të viteve të studentëve, vjen një reagim nga ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kërpaçi thekson se studentë dhe familje e tyre e kanë pritur në ankth dhe pa asnjë informacion se çfarë do të bëhet.

Sipas saj, “mijëra studentë pa të ardhura i kane lëshuar shtëpitë me qira, jo vetëm sepse nuk kanë asnjë mundësi për ti paguar, por edhe sepse mësimi online u promovua po nga vetë Besa dhe Kryeministri si një sukses i jashtëzakonshëm e që ka qenë shembull për gjithë botën!”

MESAZHI I KËRPACIT
Për shkak të paaftësisë dhe ç’organizimit të qeverisë, mijëra studentë e familje kanë pritur në ankth dhe pa asnjë informacion se çfarë do të bëhet.
Mijëra studentë pa të ardhura i kane lëshuar shtëpitë me qera, jo vetëm sepse nuk kanë asnjë mundësi për ti paguar, por edhe sepse mësimi online u promovua po nga vetë Besa dhe Kryeministri si një sukses i jashtëzakonshëm e që ka qenë shembull për gjithë botën!
Të tjerët, si pasojë e këtij 2 muaj gjumi të Ministrisë, kanë paguar minimalisht nga 35.000 lekë për shtëpitë që kanë me qira dhe pagesa të tjera si drita, ujë.
Mësimi do të rifillojë në 25 gusht për mijëra studentë, urdhëroi sot Ministria.
Një shqetësim që ngrihet me të drejtë është që për periudhën maj, qershor, korrik, gusht, kush do t’ia paguaj shtëpitë me qira studentëve ndërkohë që nuk ndodhen fare aty?!
Llogariten mbi 100.000 lekë shpenzime të tjera, sepse kur të vijnë për të bërë mësim në 25 gusht nëse nuk e kanë të paguar shtëpinë ku do të rrijnë studentët???
Zero reagim për subvencionimin e tarifave të studentëve dhe më shumë shpenzime të faturuara nga qeveria për familjet! Kjo është qeveria e konçensioneve dhe PPP!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: