Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi deri më 29 maj, dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër të Kosovës.
Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e respekton në përpikëri këtë vendim.
“AAK respekton vendimin e Gjykatës dhe sillet në përputhje të plotë me këtë vendim. Ne respektojmë në përpikëri këtë vendim”, -tha Haradinaj.
(BalkanWeb)