Barcelona-Lautaro Martinez është shndërruar në telenovelën më të bujshme në këtë periudhë, një çështje e cila pritet të zgjas shumë në kohë. Klubi blaugrana vijon të insistoj për sulmuesin argjentinas por as Inter nuk ka ndërmend të dorëzohet, kjo është një tratativ e cila nëse do të realizohet do të bëhet sipas kushteve të klubit ziklatër.

Marti
Marti

Oferta e fundit e Barçës, 60 milion euro kesh plus kartonin e një lojtari, Rafinja, Todibo apo Semedo, nuk është pritur mirë nga Inter: “Na konsideroni të çmendur apo budallenj”, mendohet ti jetë përgjigjur personi i angazhuar nga ziklatërit për këtë tratativ, shkruajnë Mundo Deportivo. Të premten në mëngjes, zyrtari i Inter i është përgjigjur në këtë mënyrë ofertës së Barcelonës duke i vendosur edhe një herë kushtet. Nëse dëshironi Martinez duhet ta paguani minimalisht 90 milion euro kesh, plus një lojtar që do të zgjidhet nga Inter, në të kundërt nuk bëhet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb