Kreu i Partisë Demokratike në Berat, Gazment Azizi, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot, ku një fëmijë humbi jetën nga korrenti.

Azizi shkruan në “Facebook” se 4-vjeçari ka vdekur në lulishten qendrore të qytetit, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të zbukurimeve vezulluese.

“Telat e zhveshur,të pasiguruar me pusetat që prej kohësh qëndrojnë të hapura dhe në tension, kanë vrarë sot qytetarët beratas”, shkruan mes të tjerash kreu i PD.

Mesazhi i plotë:

Shkëlqimi i fasadave VRASTARE!

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur sot jetën, si rezultat i kontaktit me energjinë elektrike në lulishten qëndrore të qytetit të Beratit. Zbukurimet vezulluese të përgatitura dhe aq shumë të trumbetuara nga bashkia Berat,i kanë marrë jetën 4-vjeçarit, i cili ishte duke luajtur në lulishten qendrore te qytetit.

Telat e zhveshur,të pasiguruar me pusetat që prej kohësh qëndrojnë të hapura dhe në tension, kanë vrarë sot qytetarët beratas. Ai fëmijë mund të ishte i kujtdo ,ndaj të gjithë bashkë duhet të reagojmë, ndaj kësaj fatkeqësie.
As taksat dhe , as tarifat e larta që paguajnë qytetarët beratas nuk mundësojnë dot shërbim cilësor ,dhe të sigurt nga kjo bashki. Të dashur bashkëqytetarë, duhet të reagojmë sa nuk është ende shumë vonë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb